Scamacca: Shqipëria është e frikshme, por ne fitojmë

Sulmuesi i Italisë, Gianluca Scamacca, e vlerëson të vështirë përballjen me Shqipërinë.

Italia dhe Shqipëria do të përballen të shtunën mbrëma në Dortmund, në ndeshjen e parë të Grupit B në Evropianin ‘Gjermani 2024’.

Scamacca të enjten në konferencën për media, ka thënë se kuqezinjtë janë skuadër e fortë, por ai është i bindur se Italia do të debutojë me fitore në EURO 2024.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse kushdo që është këtu, në Kampionatin Evropian, është i fortë. Ne duhet të përqendrohemi te vetja sepse kemi një grup të fortë”, ka thënë Scamacca.

“Shqipëria është e frikshme, është një moment i rëndësishëm për ne. Jam në formë të mirë dhe shpresoj që të shënoj gola”, ka theksuar sulmuesi italian.

Go to TOP