SBASHK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 18 korrik do të mbajnë Kongresin e radhës, duke filluar nga ora 10:00.
Në njoftim thuhet se në Kongres, temë kryesore do të jetë mosgatishmëria e institucioneve për të diskutuar me SBASHK-un.
“Rast konkret mosgatishmëria e MASHTI-t dhe Qeverisë për të diskutuar Draftin e Kontratës Kolektive të cilin SBASHK e ka dorëzuar në MASHTI qysh në tetor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.
SBASHK-u thekson se Kongresi do të vendos për veprimet e mëtutjeshme sindikale nga shtatori e tutje. /Kosova.info/
