SBAShK me 11 kërkesa për protestën e 1 majit, edhe rritje të koeficientit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës ka publikuar 11 kërkesat e saj drejtuar Qeverisë, për protestën e cila planifikohet të mbahet më 1 maj.

“Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e kooeficientit të pagave për se  paku 30%; kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore; plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave; duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social; kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit”, thuhet në kërkesat e tyre.

Nënshkrimi i aneks kontratës kolektive të arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës si dhe sigurimi i buxhetit për zbatimin e saj pa pasur nevojë të shkohet në gjykata, zgjedhja e përfaqësuesve punëtorëve në komisione e borde  në të cilat vendoset për çështjet e rëndësishme janë kërkesat e tjera të SBAShK.

Kjo protestë do të përfshijë mësimdhënës nga cikli i ulët deri te ai universitar. /Kosova.info/

Go to TOP