Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e djeshëm të Kosovës

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Sarrazin në Twitter ka dënuar vendimin e djeshëm të Kosovës për hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe siç tha ai reagimet e dhunshme ndaj saj.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj”, ka shkruar ai.

Teksa ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

“Përmbajtja nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga BE dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij”, ka thënë tutje ai.

Ky takim është zhvilluar para takimit të paralajmëruar me kryeministrin Albin Kurti, i cili do të nisë nga ora 10:00.

Go to TOP