Sarabia: Spanja nuk është favorit për grupin në Euro 2024

Futbollisti i Spanjës, Pablo Sarabia, ka thënë se Spanja nuk është favorit i grupit në Euro 2024.

Në Grupin B pos Spanjës bëjnë pjesë edhe Italia, Kroacia dhe Shqipëria.

Futbollisti i Wolverhampton Wanderers F.C. duke folur para ndeshjeve të Kolumbisë dhe të Brazilit ka theksuar se shpalljet e tilla si “favorit” nuk ndihmojnë po dobësojnë. 

“Këto lloj etiketash nuk ndihmojnë, në fakt ato vetëm sa përfundojnë duke të dobësuar. Ne duhet të përqendrohemi në çdo ndeshje në kohën e duhur. Do të luhet në vende të ndryshme dhe është një gjë e bukur, që të pasuron shumë. Kemi kundërshtarë të vështirë në grup”, ka thënë Sarabia. 

Go to TOP