Sanxhaku: KKB fton të gjithë boshnjakët që të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasa në gjuhën boshnjake
Novi Pazar, 06.04.2023
Autor: Berzat Berzati
Përmes komunikatës për media dr. Misalla Pramenkoviq, para Këshillit Kombëtar Boshnjak, u bëri thirrje të gjithë boshnjakëve në territorin e Republikës së Serbisë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në paralele në gjuhën boshnjake, duke pasur parasysh fillimin e periudhës për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë në shkolla fillore me 1 prill deri 31 maj.
“E drejta për arsimim në gjuhën amtare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë dhe është obligim që ta shfrytëzojmë këtë të drejtë. Gjuha është baza e identitetit të një kombi. Nëpërmjet edukimit në gjuhën boshnjake, fëmijët tanë mësojnë për kulturën, traditat dhe zakonet e tyre, rriten në individë të shëndetshëm dhe të ndërgjegjshëm që duan të vetët dhe respektojnë të tjerët”. tha Pramenkoviq.
Gjithashtu, një ftesë për të gjithë drejtorët dhe mësuesit e shkollave fillore që të sigurojnë kushtet për mbajtjen e këtyre orëve në përputhje me ligjet në fuqi.
“U bëj thirrje drejtorëve dhe mësuesve që të sigurojnë që prindërit ta kuptojnë këtë të drejtë dhe që çdo fëmijë boshnjak të mësojë me krenari gjuhën boshnjake”. shtoi ajo.
Po ashtu edhe KKB-ja do të përfshihet në përputhje me mundësitë për të përmirësuar cilësinë e arsimit në gjuhën boshnjake.
“Këshilli Kombëtar i Bosnjës do të investojë të gjitha kapacitetet e tij për ta bërë procesin e mësimdhënies në gjuhën boshnjake më të mirë dhe më të plotë.” përfundoi ajo.
