Sanxhaku: KKB dhe presidentja Dr. Pramenkoviq u vizitua nga ambasadorja e Britanisë së Madhe në Serbi, Macleod 9 mars 2023

Novi Pazar, 08.03.2023
Burimi: KKB
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Sërbi dr. Misalla Pramenkoviq të mërkurën është takuar me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Republikën e Serbisë, Sh.T. Zj. Sian Macleod.

Foto kredit: KKB

Kryetarja dr. Pramenkoviq shprehu kënaqësinë e saj për vizitën e ambasadorit të Britanisë së Madhe në organin më të rëndësishëm përfaqësues të boshnjakëve në Republikën e Serbisë.

Gjatë takimit u bisedua për kompetencat dhe aktivitetet e Këshillit, por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen boshnjakët e Sanxhakut.

Foto kredit: KKB

Në delegacionin e Këshillit, përveç kryetarijës, ishte edhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të Këshillit, dr. Fuad Baqiqanin, nënkryetarët dr. Jasmina Balltiq Curiq, Edin Numanoviq, sekretari Samer Jusoviq dhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal dhe të tjerë.

Foto kredit: KKB
Go to TOP