Sanxhak: Pramenkoviq për bashkëpunimin mes KKB-së dhe AShAB me Sheqiboviqin
Novi Pazar, 04.03.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Të hënën, kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Misalla Pramenkoviq u takua me një anëtare të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Boshnjakëve, akademiken Refik Sheqiboviqin, delegacioni i së cilës përfshinte këshilltarin e KKB-së, dr. Admir Muratoviq.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet KKB-së dhe AShAB-së, përmes projekteve të përbashkëta me interes për popullin boshnjak.
Me këtë rast, akademiku Sheqiboviq prezantoi para Këshillit Kombëtar Boshnjak librin e ri të autorit të botuar nga AShAB, me titull “Rrjetet arsimore boshnjake”.
