Tronditet Bërnabiq, sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë do ta prekin edhe Serbinë

Serbia do të humb miliona euro si rezultat i sanksioneve të reja që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Rusisë dhe do ta prekin edhe Serbinë.

Kjo pasi  Serbia nuk do të mund të importojë naftë nga Rusia përmes Janaf-it (Gazsjellësit Adriatik).

E kjo do të shkaktojë shtrenjtim të naftës për 20 për qind, ka raportuar Danas të enjten.

Në lidhje me këtë Ana Bërnabiq thotë se sanksionet që e prekin Serbinë janë shtyrë nga Kroacia, duke e quajtur këtë si ‘akt armiqësor”.

“Bashkimi Evropian i lejoi këto sanksione në dëm të jetës dhe standardeve të të gjithë qytetarëve të Serbisë, përfshirë anëtarët e pakicës kombëtare kroate. Kjo do të na kushtojë qindra milionë euro, ka thënë Bërnabiq në Tv Happy.

Ajo ka shtuar se Kroacia “është krenare për këtë veprim”.

“Në mjerimin dhe mjerimin e tij. Udhëheqja kroate as që e fshehu se e bëri këtë. Ky është një akt i hapur i armiqësisë së Kroacisë ndaj Serbisë, ka vazhduar ajo.

“Atë që ata mendonin se do t’i bënin Rusisë, na e bënë të mërkurën, sepse ne varemi nga tubacioni i naftës nga Kroacia. E përdorin për shantazh politik dhe hakmarrje. Ata përdorin energjinë për luftë politike dhe hakmarrje. Kroacia dhe BE-ja e lejuan. Ata po përdorin energjinë për qëllime politike, vazhdoi diskursin Bërnabiq.

Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për kundër kërkesës së vazhdueshme perëndimore. 

Go to TOP