Sami Kurteshi: Amerikanët e dinë se Kurti nuk luan qo** me ta

Për presionin ndërkombëtarë mbi themelimin e Asociacionit, ka folur sërish Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, i cili tha se SHBA-të, s’kanë asnjë interes për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Kurteshi tha se kryeministrit, Albin Kurtit po i kërkohet kreativitet që të veproj mbi trupin e tij.

“Bënu pak më kreativ, a po do me t’i hjek dy gishta njërën këmbë, a njërin vesh”, theksoi Kurteshi.

Kurteshi tha se amerikanët, i duan figurat që nuk janë të korruptuara, që e mbrojnë integritetin territorial të tyre, që s’janë kriminel dhe as të shantazhuar.

Madje sipas tij, zyratrët amerikanë janë duke e parë këtë frymë edhe në Kosovë, me qevrisjen aktuale, duke thënë amerikanët e dinë se Kurti nuk luan ‘qo** me ta’.

“Unë e njoh politikën amerikane. Nuk ka nevojë me m’tregu qysh mendoj. Amerika qëndron pas cdo politike dhe personi, që respekton disa parime edhe në pjesë të ndryshme të botës. Në Kosovë qëndron pas njerëzve që nuk i shkelin të drejtat e njeriut, që s’janë të korruptuar, që s’janë të shantazhuar, që s’janë kriminelë e që punojnë për të mirën e vendit të tyre. Dhe, natyrisht që e mbrojnë integritetin territorial të tyre. Amerikanët nuk thonë kot “I am American”, edhe kush i prekë, i hanë dreqi. Prandaj, edhe ata janë tu e pa që Kosova është duke e bërë pikërisht këtë. Ata që e duan Kosovën, janë krenar që jetojnë këtu. Amerikanët i duan këto profile të njerëzve”, u shpreh Kurteshi në Prime Time

Go to TOP