Sadiku: 620 shërbime fizioterapeutike ofruar në pilot-projektin e Kryeqytetit
Drejtoria e Shëndetësisë në Kryeqytet ka përmbyllur vitin e parë të pilot-projektit për ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike duke regjistruar gjithsej 620 vizita dhe trajtime për qytetarët.
Drejtori Izet Sadiku ka bërë të ditur se ky shërbim është i hapur për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë te pacientët me sëmundje kronike, zjarrfikësit dhe punëtorët e urgjencës.
“Po rrisim shërbimet e reja mjekësore në kryeqytet,” ka theksuar Sadiku duke nënvizuar rëndësinë e përmirësimit të kujdesit shëndetësor dhe qasjes në trajtime fizioterapeutike për të gjithë komunitetin.
Pilot-projekti synon të zgjerohet edhe më tej dhe të konsolidojë shërbime shtesë mjekësore në nivel lokal duke i bërë më të aksesueshme për qytetarët.
#drejtoriaeshendetesise /Kosova.info/
