Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të fortë
Mark Ruute, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Mark Ruute, është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me të cilin ka biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në një postim në platformën ‘X’, Rutte u shpreh se është nder për vizitën e tij të radhës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump.
Ai ka shkruar se “NATO është e fortë” dhe sipas tij, të bashkuar NATO do të bëhet edhe më e fortë.
“Nder që jam kthyer në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me mikun tim të mirë, presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. NATO është e fortë. Dhe së bashku po e bëjmë edhe më të fortë”. /Koosva.info/
An honour to be back in the White House to meet with my good friend, the President of the United States @realDonaldTrump
— Mark Rutte (@SecGenNATO) March 13, 2025
NATO is strong. And together we’re making it even stronger. pic.twitter.com/UOY4VmvUR4
