Disa pamje satelitore, nga 1 shkurti dhe më herët, shfaqin një grumbullim të madh të armatimit të rëndë rus, ku raportohet se përfshihen edhe sisteme të raketave balistike.
1 Një grumbull automjetesh që raportohet se përfshijnë sisteme të raketave Iskander, që lëshohen nga kamionët, duke qëndruar në kompleksin e stërvitjeve ushtarake Osipoviqi, në jug të Minskut, në Bjellorusi. Fotografia është realizuar më 1 shkurt.2 Një pamje e gjerë e kompleksit ushtarak Osipoviqi, më 1 shkurt. Raketat ruse Iskander janë të afta të kryejnë sulme precize ndaj caqeve deri në 500 kilometra largësi.3 Një pamje e automjeteve dhe e barakave për trupat afër Baranoviqit, në Bjellorusi, më 29 janar. Rusia ka vendosur trupa dhe pajisje brenda Bjellorusisë në ditët e fundit, teksa dy vendet fqinje po përgatiten për të zhvilluar manovra të përbashkëta ushtarake.4 Një bazë ushtarake në Bakçisaraj, në Gadishullin e Krimesë, të okupuar nga Rusia, më 1 shkurt.5 Automjete të grumbulluara në një bazë ushtarake në Novozernoje, Krime, të para nga sateliti, më 1 shkurt.6 Tenda dhe autoblinda ushtarake në Jevpatoria, Krime, më 1 shkurt.