Rusia thotë se ka kontroll të plotë mbi Severodonetskun

Forcat ruse kanë vendosur kontroll të plotë mbi qytetin ukrainas të Sievierodonetsk, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, sipas agjencisë ruse Interfax.

Zyrtarët ukrainas thanë më herët gjatë ditës se trupat e tyre ishin tërhequr nga qyteti pas një beteje të zgjatur.

“Njësitë e Milicisë Popullore të LPR, me mbështetjen e trupave ruse nën komandën e gjeneralit të ushtrisë S.V. Surovikin, si rezultat i operacioneve të suksesshme sulmuese, çliruan plotësisht Severodonetsk dhe Borovskoye, Voronovo dhe Sirotino të LPR”, tha ai.

“Kështu, përpjekja e armikut për ta kthyer zonën industriale të ndërmarrjes Severodonetsk Azot, në një qendër kokëfortë të rezistencës u pengua”.

Qyteti, i cili ndodhet në rajonin e Luhanskut, ishte kthyer në një fushë beteje të ashpër në javët e fundit dhe kishte parë forcat ruse dhe ukrainase të luftonin rrugë pas rruge.

Rënia e saj do të jetë një fitore kyçe për Rusinë, e cila synon të marrë të gjithë rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës (i përbërë nga Luhansk dhe Donetsk fqinj).

Go to TOP