Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

Rusia ka lëshuar 21 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë natës në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 29 nëntor, duke shtuar se të gjithë dronët dhe dy raketa janë shkatërruar para se të arrinin cakun.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, janë lëshuar drejt rajonin Hmelnitski, dhe jugu i Ukrainës është sulmuar me raketa, thanë Forcat Ajrore.

Në rajonin Hmelnitski gjendet një bazë ajrore.

Edhe pse nuk është shkatërruar, raketa e tretë “nuk arriti” cakun, thanë Forcat Ajrore, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk ka pasur raportime për dëme të shkaktuara nga rënia e dronëve të shkatërruar dhe raketave.

Më herët gjatë të mërkurës, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një fregatë e Flotës së saj të Detit të Zi lëshoi katër raketa lundruese ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë, por nuk është e qartë se kur ndodhi ky sulm.

Shpesh, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë lëshon me vonesë informacione për sulme të caktuara.

Marina e Ukrainës tha se tri raketat lundruese të Rusisë u lëshuan nga rajoni Herson, që gjendet në afërsi të Detit të Zi, zonë që është nën kontrollin rus që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës 21 muaj më parë.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se kryeqyteti rus u sulmua me dron mëngjesin e 29 nëntorit. Megjithatë, ai tha se droni ukrainas u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse mbi Podolsk, rreth 45 kilometra në jug të Moskës. Autoritetet ruse nuk raportuan për dëme apo viktima.

Go to TOP