Rusia: Perëndimi po provokon përkeqësim të situatës në Kosovë, Vuçiq po e ruan paqen

Pas marshit të zhvilluar nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka pasuar një reagim nga Rusia.

Është Kryetarja e Këshillit të Federatës, Valerntina Matviyenko, ka lëshuar një deklaratë duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian se janë ato që po e provokojnë situatën në Kosovë.

“Fuqitë perëndimore në mënyrë metodike, po provokojnë një përkeqësim të situatës për të rritur presionin ndaj lidershipit në Beograd, për ta detyruar atë t’i braktisë interesat kombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Fajtorët direkt të dhunës së shfrenuar antiserbe janë në fakt Uashingtoni dhe Brukseli. Kjo zbulon dështimin e plotë në çështjet ballkanike të vetë Perëndimit, që pretendon të jetë përçues i vlerave demokratike”, vazhdon qëndrimi.

Sipas deklaratës, është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ai i cili po e ruan paqen, pavarësisht “presionit dhe kërcënimeve”.

Më tej thuhet se Rusia vazhdon ta mbështesë Serbinë për “ruajtjen e integritetit territorial”.

Go to TOP