Kosova.info

Rusia liron yllin e basketbollit amerikan në shkëmbim me tregtarin e armëve Bout

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer yllin e burgosur të basketbollit amerikan Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve Viktor Bout, i mbajtur në një burg amerikan për 12 vjet.

Shkëmbimi u miratua nga Presidenti Joe Biden ditët e fundit, thanë burimet për CBS.

Griner u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua në një koloni penale.

Presidenti Biden shkroi në Twitter se ai kishte folur me Griner, se ajo ishte e sigurt dhe ishte në rrugën e saj për në shtëpi.

Administrata Biden propozoi një shkëmbim të burgosurish korrikun e kaluar, duke e ditur se Moska kishte kohë që kërkonte lirimin e Bout.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort