Kosova.info

Kroacia pranohet në zonën Schengen

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen.

Në takim është diskutuar edhe për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në këtë zonë.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e kanë mbështetur propozimin.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e thuktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani.

Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim.

Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri.

Zona Schengen – me 26 vende anëtare – nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.

Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen.

escort mersin - izmir escort