Qeveria ruse: Nuk do t’iu lëshohen më pasaporta të mobilizuarve

Rusia nuk do të lëshojë më pasaporta për qytetarët e mobilizuar nga ushtria, sipas faqes së informacionit të qeverisë ruse.

“Nëse një qytetar tashmë është thirrur për shërbimin ushtarak ose ka marrë një ftesë (për mobilizim ose rekrutim), do t’i refuzohet kërkesa për pasaportë”, thuhet në faqen e internetit.

Vendimi u njoftua pasi dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë ikur jashtë vendit, raporton skynews.

Dekreti për mobilizimin e pjesshëm u dha nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 21 shtator.

Që nga shpallja e mobilizimit janë organizuar demonstrata ku janë arrestuar disa mijëra persona.

Ndryshe, mijëra njerëz tashmë janë larguar prej shtetit rus duke kërkuar strehim në vendet fqinje të shtetit rus.

Go to TOP