Rukiqi: Raporti i Bankës Botërore sfidon narrativën e Qeverisë për rritjen ekonomike dhe mirëqenien

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër propagandën qeveritare lidhur me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies në vend.

Ai ka cituar raportin e fundit të Bankës Botërore, i cili, sipas tij, përmes një grafiku, demanton pretendimet e Qeverisë.

Rukiqi theksoi se të ardhurat mesatare të qytetarëve të Kosovës, kur merren parasysh kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve, janë më të ulëtat në Evropë, duke u renditur gati dyfish më poshtë se mesatarja e rajonit dhe katërfish më poshtë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. /Kosova.info/


Go to TOP