Rukiqi: Ministrat e dorëhequr po vazhdojnë të ushtrojnë funksionet – po e presin shpëtimin nga Srpska
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër ndaj ministrave të Qeverisë Kurti që, sipas tij, edhe pse kanë dhënë dorëheqje, vazhdojnë të ushtrojnë funksionet dhe të nënshkruajnë vendime si ministra.
Rukiqi e cilësoi këtë sjellje si shkelje të demokracisë, të ligjit dhe të Kushtetutës, duke i quajtur ministrat “frikacakë, antidemokratikë, të paaftë dhe të rrezikshëm”.
“Ka jep ‘dorëheqje’ si Ministër, por vazhdon të nënshkruaj vendime, si Ministër. Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë. Janë frikacak, antidemokratik, të paaftë dhe të rrezikshëm”, shkroi ai.
Ai shtoi se të dorëhequrit po e presin shpëtimin nga Lista Serbe, duke e konsideruar këtë një përpjekje për të ruajtur pozitat e tyre në qeveri.
Deklarata e Rukiqit vjen në një kohë kur kriza politike në vend është thelluar, për shkak të dorëheqjeve të paralajmëruara, por jo të finalizuara në mënyrë zyrtare, të disa ministrave nga radhët e partisë në pushtet. /Kosova.info/
