Rukiqi falënderon qytetarët për mbështetjen: Rezultati ishte i jashtëzakonshëm, faleminderit për besimin
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Driton Rukiqi, me numër 22 në listë, ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen që i dhanë në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Në një postim pas shpalljes së rezultateve, Rukiqi ka theksuar se rezultati i arritur ka qenë i jashtëzakonshëm për të duke falënderuar të gjithë bashkëqytetarët për besimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë fushatës.
“Të dashur bashkëqytetarë, faleminderit nga zemra! Rezultati në zgjedhjet lokale 2025 ishte i jashtëzakonshëm për mua, andaj ju faleminderit shumë për besimin. Shnet!”, ka shkruar Rukiqi.
Ai ka qenë një nga kandidatët aktivë të LDK-së në fushatën për zgjedhjet lokale në kryeqytet duke theksuar rëndësinë e transparencës, zhvillimit ekonomik dhe përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje komunale. /Kosova.info/
