Rrustem Berisha viziton Njësinë e Zjarrfikësve në Pejë: Puna e zjarrfikësit është fisnike dhe humane

Kandidati për Kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha, ka qëndruar të premten në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Pejë. Ai e vlerësoi punën e zjarrfikësve si fisnike dhe humane.

“U zotova që do të punojmë së bashku për modernizimin e paisjeve dhe rritjen e kapaciteteve me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve në raste të fatëkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.” shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Tutje i kandidati për të parin e Pejës tha se së bashku me stafin e kësaj njësie pa nga afër gjendjen dhe u njoh me nevojat e këtij institucioni.

Go to TOP