Rruga Ferizaj–Sojevë e mbyllur përkohësisht nga uji i reshjeve

Rruga Ferizaj–Sojevë në të dy drejtimet është e mbyllur përkohësisht për shkak të reshjeve të shiut dhe rritjes së nivelit të ujit.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes ka dalë kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ka vendosur kone dhe sinjalizim rrugor, pasi zgjidhja e menjëhershme e situatës nuk ka qenë e mundur.

Autoritetet komunale të Ferizajt janë njoftuar dhe janë në dijeni të situatës.

Të gjitha automjetet që qarkullojnë në këtë drejtim udhëzohen të përdorin rrugën alternative: Ferizaj-Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.

“Për informata tjera do t’ju mbajmë të informuar me raport vijues”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 


Go to TOP