Rrufeja godet minaren e xhamisë në Sharban të Prishtinës

Fronti i ftohtë në orët e mbrëmjes solli destabilizim të fuqishëm të atmosferës në shumë pjesë të Kosovë.

Gjatë ditës së hënë pati rrebeshe shiu, breshër dhe erëra të fuqishme, ndërsa nuk munguan as vetëtimat me bubullimë.

Një rrufe e fortë ra në Sharban të Prishtinës dhe duket sikur ka pasur kontakt me minaren e xhamisë së këtij fshati.

Kjo shihet në një video që ka publikuar meteoballkan.

Ndërsa, Rahoveci dhe Podujeva janë goditur nga breshëri.

Deri tani nuk dihet për ndonjë dëm të shkaktuar nga kjo stuhi që kaploi Kosovën.

Mot i ftohtë e me erë parashihet edhe ditën e martë – do të ketë vransira dhe intervale me diell.

Ndërsa orëve të pasdites priten edhe rrebeshe të dobëta bore apo breshnize, nga pjesë qëndrore e lindore të vendit.

Go to TOP