LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Stanqiq një shtetas i huaj, dyshohet për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Të dielën në pikën kufitare në Stanqiq është arrestuar një shtetas i huaj nën dyshimet se përmes rrjetit social ka kërcënuar një zyrtar të lartë të shtetit.

Rasti kishte ndodhur më 30.10.2025 dhe që nga ajo kohë ishte lëshuar urdhërarresti nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në media raportohet se i dyshuari kërcënoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë / 30.10.2025. Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP