Rritja e Divorceve në Kosovë: Psikologët dhe Avokatët Identifikojnë Shkaqet Kryesore
Në Kosovë, rastet e shkurorëzimeve janë në rritje, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Ndër faktorët kryesorë që çojnë në divorc, psikologia klinike Lule Alidema thekson martesat e bëra për interesa materiale apo me imponim nga familja, si dhe çrregullimet psikologjike dhe varësitë nga rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, avokatët Fitim Klinaku dhe Ardian Bajraktari identifikojnë kushtet e rënda ekonomike dhe sfidat e ndarjes së pasurisë, sidomos për gratë, si faktorë të tjerë të rëndësishëm që po ndikojnë në rritjen e këtij fenomeni. Sociologët po theksojnë mungesën e mbështetjes shtetërore për familjet e reja si një tjetër sfidë madhore.
