Rritet numri i kompanive të transportit detar që ndërpresin qarkullimin në Detin e Kuq

Kompania më e madhe e transportit ujor, “Mediterranean Shipping Company”, ka njoftuar se është duke i devijuar drejtimet e anijeve të saj prej Detit të Kuq.

Në sqarim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve kërcënuese.

Kompania franceze, “CMA-CGM” ka ndërmarrë një hap të tillë një ditë pasi që gjiganti danez “Maersk” dhe kompania gjermane “Hapag-Lloyd”, pezulluan qarkullimin nëpër Detin e Kuq.

Vendimi ka ardhur pas sulmeve të rebelëve të Houthi në Jemen, e të cilat i ka përkrahur Irani. Ata kanë thënë se janë duke shënjestëruar anijet të cilat shkojnë në drejtim në Izraelit.

Go to TOP