Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc – Mjeku bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është në nivelin maksimal, derisa rritje ka edhe në liqenin e Badocit. Sidoqoftë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdon thirrja për moskeqpërdorim të ujit të pijes.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për Ekonomia Online, se falë reshjeve të fundit, niveli i liqeneve është rritur.

Mjeku ka kërkuar nga konsumatorët që ujin e pijshëm ta përdorin për pije e higjienë dhe jo për ujitje.

“Nivelin e ujit në liqenin e Batllavës e kemi në maksimum, pra është në kuotën maksimale të kapërderdhjes, është duke u kapërderdhur. Ngritje të lehtë kemi edhe në liqenin e Badovcit. Është rritur për 2 metra e gjysmë, dhe tash e kemi 4 metra e gjysmë nën kuotën maksimale të kapërderdhjes”, tha ajo.

“Kapacitetet janë këto që janë. Numri i konsumatorëve po rritet çdo ditë e më shumë. Kështu që pasi po rritet numri i konsumatorëve atëherë duhet të jetë edhe vetëdijesimi më i lartë për një shpenzim sa më racional të ujit të pijshëm sepse nëse vetëdijesohemi që ujin ta përdorim për pije dhe për higjienë, dhe jo për destinime tjera të paarsyeshme do të kemi ujë mjaftueshëm”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, sfidë për këtë kompani është numri i vogël i stafit. Për këtë thotë se kryejnë punë edhe jashtë kompetencave që i kanë.

“Po çdo kompani ka mungesë stafi, sidomos është ajo mosha para pensionimit. Mirëpo këta që jemi mundohemi t’i kryejmë shumë punë në të njëjtën kohë. Ne nuk kryejmë punë në kompani vetëm me përshkrimin e vendeve të punës, por i bëjmë edhe punët e tjera, jo vetëm unë por edhe stafi tjetër vetëm që KRU ‘Prishtina’ të dalë sa më mirë para publikut dhe qytetarët të kenë shërbime sa më cilësore”, u shpreh ajo.

Impianti i trajtimit të ujit të pijes në Shkabaj furnizohet me një sasi më të vogël edhe nga liqeni i Ujmanit, nëpërmes kanalit të “Ibër-Lepencit”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar gjatë javës se turbullira të ujit janë shfaqur në kanalin e “Ibër Lepencit”, gjë që ka çuar deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë, lagjen “Kalabria” në Prishtinë, Drenas dhe Obiliq.

“Kjo ndodh për shkak që me kanalin e ‘Ibër Lepencit’ ne nuk menaxhojmë, menaxhon ndërmarrja publike ‘Ibër Lepenc’. Ne kemi impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, e marrim ujin e patrajtuar nga ai kanal, e trajtojmë për pije dhe e shpërndajmë tek konsumatorët. Jemi dëshmitarë të vërshimeve të shumta në vendin tonë dhe ka pasur turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit të cilin ne nuk e menaxhojmë dhe për ne ka qenë e pamundur ta marrim ashtu te papërpunuar dhe ta trajtojmë pastaj për pije. Kështu që kur po bie shi e kuptojmë thellësisht shqetësimin e qytetarëve që pse kur po bjen shi nuk po kemi ujë, është shumë shqetësim me vend. Në si ujësjellës jemi në rregull i kemi impiantet që funksionojnë shumë mirë, por qytetarët duhet të drejtohen në ndërmarrjen publike ‘Ibër Lepenc’, të marrin më shumë informacione se pse kanali që është në menaxhimin e tyre nuk po funksionon, apo është i turbullt uji”.

Go to TOP