RrGK mban protestë për dhunimin e 13 vjeçares nga Janjeva
Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur sot protestë para Qendrës për Punë Sociale në Lipjan për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të së miturës 13vjeçare nga Janjeva.
Kësaj proteste iu bashkëngjiten edhe aktiviste të tjerat të cilat protestuan para Qendrës për punë sociale të Lipjanit nën moton “Drejtësi për Vajzat! Mjaft me Neglizhencë Institucionale”.
