Rreziku

Shkruan: Besim XANI

Gjermania jo rastësisht është shteti më serioz në botë, arsyeja e vetme shkollimi serioz. Posa e dëgjova Veton Surroin ai tha: “me sa di, Gjermania nuk ka as një universitet privat”, është koha e fundit ta shpëtojmë Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Shpëtimi është i dhimbshëm, por duhet ta shpëtojmë Kosovën sa s’është bërë vonë. Pas 20 vitesh s’do të kemi kuadro për të funksionuar si shtet, shpëtimi është që posa të bëhet qeveria e re, Kuvendi me urgjencë të nxjerrë një ligj që do t’i mbyllte të gjitha universitetet, publike dhe private në të gjitha qytetet e Kosovës përveç atij të Universitetit të Prishtinës dhe atij Teknologjik në Mitrovicë. Vetëm kështu rinia jonë do të ketë vend ku të studiojë. Mjaft është mjaft.

Nëse ne bëjmë humor me çdo gjë, nuk guxojmë të bëjmë humor me arsim, arsimit universitar shtetëror duhet t’i kthehet dinjiteti, shkollimi privat është mashtrim i rinisë, asgjë tjetër. Kur 100 studentë regjistrohen dhe të 100-të ata marrin diploma, s’ka seriozitet, ndërsa shkollimi serioz është kur nga 100 të regjistruar në Universitetin e Prishtinës të marrin vetëm 20 diplomë atëherë mund të flitet për cilësi. Askush nuk mëson nga dëshira dhe kjo është arsyeja se pse 80% i frekuentojnë Universitetet Private sepse aty e dinë që diploma do të merret madje pa lexuar fare. Një fjalë latine thotë: “rrënjët e shkencës janë të hidhura, por fruti i saj është i ëmbël” kjo vlen për Universitetin e Prishtinës, fakulteti juridik i Universitetit të Prishtinës, para disa kohesh e turpëroi Universitetin Amerikan të Harvardit, ani pse emri i tij është me renome ndërkombëtare por nuk di pse nuk i besoj sepse është privat. Ky duhet të ishte top lajm në të gjitha TV në të gjitha gazetat jo të mbahet në heshtje sepse Universiteti i Prishtinës ka kuadro që ti turpërojnë Universitetet Evropiane! Shko në spitalin Amerikan dhe shikoj të gjithë ata mjek janë shqiptarë dhe të gjithë ata janë në kuadro të Universitetit të Prishtinës, aty ka pacientë që nuk kanë gjet kurë as në spitalin e Amerikës por në spitalin Amerikan nga mjeket që kanë dalë nga Universiteti i Prishtinës kanë gjetur kurim… është e turpshme e pandershme që të mos vihet në dukje këto kuadro të Universitetit të Prishtinës! Të gjithë këta mjekë dikur ishin në Qendrën Klinike Universitare, a është turp që të na i merr një biznesmen Amerikan në një spital privat dhe të na lë Qendrën Klinike Universitare të thatë, ku vetëm 5% e popullsisë mund të kurohen kurse 95% jo! Që dikur i tërë populli merrte shërbim nga këta profesionist që tani punojnë në spitalin Amerikan. Nuk janë fajtor mjekët por shteti që nuk ua ka bërë pagën aq sa ju ka bërë ai Amerikan, në mënyrë që ta mbrojmë popullin nga çdo sëmundje. Bota na bëri shtet por ne dalëngadalë kemi filluar ta vetë shkatërrojmë, një shtet meriton të quhet shtet vetëm atëherë kur e mbron qenien njerëzore nga lindja deri në vdekje, në çdo pikëpamje dhe për një njeri të qytetëruar, ai është i barabartë me familjen madje edhe më i rëndësishëm se familja, sepse nganjëherë familja të gjuan, të mënjanon, të harron kurse shteti serioz në asnjë mënyrë ai ta mbron dinjitetin në çdo rrethanë. Pra ti’a kthejmë dinjitetin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë që dikur në ish-Jugosllavi ishte krenaria jonë kombëtare.

Autori i këtij shkrimi është profesor i diplomuar i filozofisë dhe i sociologjisë.


Go to TOP