Rreth 800 mijë palestinezë ikën në jug të Gazës

Rreth 800 mijë njerëz kanë dëgjuar urdhrat e ushtrisë izraelite për të ikur në jug të Gazës. Por sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza qendrore dhe jugore – zona e supozuar e sigurt – vranë dhjetëra njerëz të dielën.

Pas një sulmi tjetër dje, të paktën dy persona u vranë, sipas një reporteri të Associated Press në vendngjarje.

Të hënën, palestinezët mbajtën një funeral masiv për 66 persona jashtë një morgu spitalor në qytetin qendror të Deir al-Balah.

Go to TOP