KosovaTop Lajmi

Republika Serbe në Kosovë? Hovenier: Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë diçka të tillë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane beson se duhet të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe.

“Nëse e shihni Planin e Ahtisarit, Aneksin 2, ka disa indikacione që diçka e tillë mund të ekzistojë, pastaj në negociatat në Bruksel dhe marrëveshjet e Brukselit është zotimi se diçka e tillë të ekzistojë. Por, ne në bashkësinë ndërkombëtare kurrë nuk e kemi specifikuar se çka saktësisht duhet të jetë; cilat duhet të jenë kompetencat e saj sepse këtë gjë duhet ta përcaktojë qeveria e Kosovës, si dhe ta diskutojë në kontekst të dialogut. Por, dëshiroj të jem i qartë për diçka këtu: kam dëgjuar një numër të zyrtarëve kosovarë duke shprehur shqetësimin se mund të keqpërdoret ose të bëhet diçka si Republika Serbe. Dhe ky është shqetësim shumë i vlefshëm”, ka thënë Hovenier në intervistën ekskluzive për Rubikon në Klan Kosova.

“Por, dua të jem i qartë që Shtetet e Bashkuara dhe mendoj edhe të gjithë partnerët tanë pajtohen që asnjë nga ne nuk dëshiron ta shohë diç të tillë. Asnjëri nga ne nuk beson që ky është mekanizëm i përshtatshëm për të arritur objektivat që duam ta shohim Kosovën duke i arritur, që janë shtet shumetnik, demokratik me Kushtetutë funksionale dhe sistem qeverisës funksional”.

Hovenier është shprehur se besojnë që mund të ketë mekanizma, përfshirë edhe një asociacion të komunave me shumicë serbe, që nuk e ka atë lloj të autoritetit ekzekutiv, që nuk e prish funksionimin e mirë të qeverisë, por që ua lejon komunave me shumicë serbe dhe udhëheqësve të tyre që t’i bashkërenditin punët me njëri-tjetrin.

“Pra, do të vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e SHBA-së se do të shohim kah qeveria që të përkufizojë se me çka mund të punojë, çka mund të pranojë dhe ne do të bëjmë çka të mundemi duke punuar me Miro Lajçakun dhe të tjerët që të përpiqemi të shohim që kjo të jetë – ose që besojmë se është thelbësore që të jetë element i pakos së përgjithshme”.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort