Rrëmben vëmendje me një tjetër paraqitje tërheqëse, Morena Taraku: Më mungon vetëm kur marr frymë

Këngëtarja dhe modelja nga Peja, Morena Taraku, shpesh komentohet për postimet që bën në rrjete sociale.

Ajo po ashtu ka marrë vëmendje të madhe edhe me një paraqitje të fundit të bërë në Instagram, në të cilën shfaqet me plot sharm.

Zeshkania u shfaq me një ‘look’ të veçantë, ndërsa ka vënë në pah asetet e bujshme trupore.

“Më mungon vetëm kur marr frymë”, ka qenë përshkrimi i shoqëruar me imazhin që nuk dihet nëse ia ka dedikuar dikujt apo ka të bëjë me këngën e Jason Derulo, “Breathing”.

Sidoqoftë, postimi mblodhi mijëra pëlqime e komplimente të shumta nga miqtë e fansat e Tarakut.

Morena këtë kohë ka lënë më anash muzikën dhe është fokusuar më shumë në biznesin e ri, një qendër estetike në Turqi.

Një bashkëpunim i tretë me Stresin gjithashtu duket se po vjen së shpejti.

Go to TOP