Rregullore e re e Kuvendit – çfarë ndodh me deputetin ose anëtarin e Qeverisë i cili përdor gjuhë fyese në Kuvend

Në Gazetën Zyrtare është publikuar rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës. E pika e 66’të e kësaj rregulloreje tregon se çfarë ndodhë kur deputeti ose anëtari i Qeverisë përdor fjalë fyese gjatë seancës së Kuvendit.

Fillimisht, deputeti përjashtohet nga seanca e asaj dite prej kryesuesit të seancës.

Por nëse personi refuzon të dalë nga salla, atëherë kryesuesi i seancës e ndërpret atë – pason sigurimi i cili obligohet ta largojë me dhunë deputetin ose anëtarin e Qeverisë.

E me largim nga seanca individi shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me kompensimin për një seancë plenare.

Për rregulloren e re të Kuvendit, të martën ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti – rregulloren e re e ka cilësuar si “kalim i testit të demokracisë”. 

Go to TOP