Rrëfimi i Sheilës pas eliminimit nga BBV: Ende nuk e kam mbledhur veten
Sheila Haxhiraj është banorja e dytë që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, pas poetit Elhaid Cufi.
Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club”, ajo është rrëfyer për herë të parë pas eliminimit duke u shprehur se ende “nuk e ka mbledhur” veten pas daljes nga shtëpia, pasi edhe regjimi i ka ndryshuar.
“Brenda kisha harruar çdo gjë, isha fokusuar te loja, por pashë që më kishte marr malli pafund për familjen dhe shoqërinë”.
