Rama prezanton projektin, kështu do të duket sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar projektin për sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet. Ai ka thënë se thirrja për operatorët ekonomi është hapur dhe se ky projekt përfshinë edhe transformimin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe të hapësirave përreth.

“Kështu do të duket Sheshi Xhorxh Bush. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth. Vizioni ynë për Prishtinën me qytetarin prioritet po vazhdon”, ka shkruar Rama në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP