Rrahmani: Shpresojmë se do ta bëjmë ëndrrën realitet, kualifikimin në Botër
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, ka thënë se viti që po e lëmë pas, ka qenë një vit i suksesshëm për futbollin e Kosovës.
Rrahmani në një prononcim për RTK me rastin e Laureatët e Vitit 2025, mendon se kombëtarja jonë ka bërë punë të madhe në vitin 2025. Ai është i bindur se Kosova mund të bëjë endërrn realitet, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
“Besoj se kemi bere një punë ë madhe. Besoj se do ta bëjmë ëndrrën realitet”, ka thënë Rrahmani.
Ai është i bindur se kombëtarja jonë në mars mund ta bëjë hapin e madh, kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.
