Rrahja në Graçanicë, aktakuzë edhe ndaj djalit të Nenad Rashiqit

C.Z., L.K., B.Z., D.N.,M.J., D.R. M.R dhe N.R u është ngritur aktakuza për përfshirje në rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq. Kjo rrahje kishte ndodhur në Llapnasellë, në shkurtin e 2021-ës.

Pjesë e aktakuzës është edhe djali i Rashiqit, i cili ngarkohet se është i përfshirë në përleshjen me të akuzuarit tjerë.
Ndaj C.Z., L.K., B.Z., D.N.,M.J., D.R. M.R dhe N.R, aktakuza është ngritur për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, derisa për të pandehurin M.R, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Sipas aktakuzës, më 22.02.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore ‘Miladin Miti ’, i pandehuri N.R., së bashku me të pandehurit e lartcekur (shokët e tij), pas disa provokimeve me fjalë të cilat i pranon nga një i mitur, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake, i mituri fillimisht e shtynë të pandehurin N.R., ndërkaq ky i fundit e godet me grusht në fytyrë dhe në këtë mënyrë fillon rrahja në mes të dy grupeve të të pandehurve, ku si rezultat i rrahjes, i pandehuri N.R., pëson lëndime të rënda trupore, ku me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja në rrahje’”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore gjatë rrahjes, i pandehuri M.R., e godet në fytyrë N.R., me mjet të fortë, ku si rezultat i goditjes N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore-me dëmtim të përhershëm të shëndetit./BetimipërDrejtësi

Go to TOP