Roth: Nëse Serbia qëndron vërtet prapa sulmit, BE t`i japë fund negociatave
Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë. Ai këtë e ka cilësuar si akt terrorist.
Roth, përmes një shkrimi në platformën ‘X’, ka shkruar se këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë. Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, që shpresoj se nuk është, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, ka shkruar Roth. /Kosova.info/
Das sind russische Terror-Methoden gegen ein souveränes Land im Herzen Europas. Diese Anschläge müssen schonungslos aufgeklärt werden. Sollte Serbien wirklich dahinter stecken, was ich nicht hoffe, dann wäre dies das Ende der EU-Verhandlungen mit Serbien. https://t.co/qfZ2H8WZe4
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) November 30, 2024