Roma- Feyenoord, frikë nga ultrasit

Pavarësisht ndalimit të udhëtimit të tifozëve holandezë drejt Italisë, policia e Romës e pret ardhjen e tyre.

Ndaj është përgatitur një plan masash për të ruajtur rendin në kryeqytetin italian. Gjithsesi, tifozët e Feyenoord, do të pengohen të hyjnë në Olimpico.

Feyenoord mbërrin në Olimpico për të rishkruar historinë e tij evropiane, e cila në këto dy vite është ndalur përballë Romës, një pengesë e madhe dhe tepër e lartë.

Por në Holandë besojnë, sepse barazimi 1-1 i ndeshjes së parë nuk është një vendim përfundimtar, pasi është edhe ndeshja tjetër për t’u luajtur. Por përtej ndeshjes, ekziston rreziku i problemeve që mund të shkaktojnë ultrasit holandezë.

Pavarësisht ndalimit të udhëtimit për tifozët holandezë drejt Italisë, alarmi është ngritur në kryeqytetin italian për shkak të mbërritjes së ultrasve të Feyenoordit. Selia e Policisë së Romës është në pritje të ardhjes së tyre, të cilëve do t’u ndalohet hyrja në çdo sektor të Olimpicos.

Tashmë ekziston një plan për ruajtjen e rendit publik për të mos ia lënë rastësisë, e për të frenuar ngjarjet e së shkuarës, si përleshjet që ndodhën në Piazza di Spagna. Rivaliteti mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord është në kulmin e të gjitha kohërave.

Alarmi është i lartë në pikat kyçe të qytetit, nga qendrat historike e deri në zonën e stadiumit. 

Go to TOP