Rohde mbështet thirrjen e Cramonit që Serbia t’i lejojë kosovarët të lëvizin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mbështetur deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila bëri thirrje që Serbia t’i lejojë kosovarët ta kalojnë kufirin Serbi – Kroaci.

Cramon ka shkruar se Serbia duhet të ndalet duke e turpëruar veten dhe të sigurohet liria e lëvizjes për të gjithë.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lë mbajtësit e letërnjoftimeve dhe pasaportave të Kosovës ta kalojnë kufirin Batrovci, Serbi – Kroaci!”

“Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka thënë Cramon.

Mijëra kosovarë kanë mbetur të bllokuar në kufirin Serbi – Kroaci dhe Kroaci – Serbi nga autoritetet serbe.

Go to TOP