River Plate, kampion i Argjentinës

River Plate, e ka fituar titullin e kampionit në Argjentinë, për herë të 38-të në histori të klubit.

River, që udhëhiqet nga ish-lojtari i tyre, Martin Demichelis, mposhti ekipin e Estudiantes me rezultat 3-0, në stadiumin “Monumental”, për t’u kurorëzuar kampion.

Ata përfunduan në pozitën e parë me 57 pikë të grumbulluara nga 25 ndeshje, nëntë pikë larg nga vendi i dytë, Tallers, që ka 48 pikë.

Go to TOP