Rita Ora e mahnitshme, poston imazhet nga performanca në Kullën Eiffel

Rita Ora ka prekur majat e muzikës botërore, ndërsa në mbrëmjen e 30 shtatorit preku majën e Kullës Eiffel në qytetin e Parisit.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare shkëlqeu si me performancën, ashtu edhe me veshjen e punuar me porosi pikërisht për natën e madhe të saj.

Fustani plotë glamurë dhe elegancë u punua nga marka “Fendi dhe Kim Jones, të cilët ylli i muzikës i ka falënderuar me një postim në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Duke ndarë disa imazhe nga Kulla Eiffel, 30-vjeçarja u shpreh se është ndjerë si një princeshë.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Faleminderit shumë Fendi dhe Kim Jones për këtë kostum të mrekullueshëm për perfomancën e Parisit. Ju vërtetë dini si të bëni një vajzë të ndihet si princeshë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Kujtojmë që performanca e Orës ishte një festë e muzikës dhe modës nga ajo që njihet si një prej monumenteve më karakteristike mbarë botërore dhe u zhvillua në partneritet me “Melrose Media” dhe është i pari i një serie muzikore të ardhshme të titulluar “Iconic People In Iconic Places”. 

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Go to TOP