Rexhepi me përfaqësuesit e organizatës britanike rreth projekteve të reja për mbështetjen e komuniteteve joshumicë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Prishtinë, 07.08.2023
Autor: Berzat Berzati

Zëvendëskryeministrja Emillija Rexhepi ka pritur sot në Qeverinë e Kosovës Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Komunitete ICO me seli në Londër dhe bashkëpunëtorët me anëtarët e kabinetit e saj Z. Saiti dhe Zj. Aliti, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe fokusimit në përmirësimin e të drejtave të njeriut si dhe komunitetet joshumicë, transmiton Kosova.info

Dhe si rezultat i menjëhershëm i vizitës në periudhën në vijim, sipas fjalëve të zëvendëskryeministrjes Rexhepi, në rend dite është formimi i një grupi punues që do të monitorojë aktivitetet e vetëqeverisjes lokale dhe do të propozojë rekomandime politike për përmirësim situatës, me synimin për të garantuar barazi dhe akses në shërbimet kyçe për të gjithë qytetarët.

“Planifikojmë të formojmë një grup punuës që do të monitorojë aktivitetet e asambleisteve në administratën lokale dhe do të propozojë rekomandime politike për përmirësimin e situatës, me synimin për të garantuar barazi dhe akses në shërbimet kyçe për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, ne duam të investojmë në komunitetet lokale për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, theksoi Rexhepi.

Një nga mekanizmat që do të përdoret për këtë qëllim do të jetë hulumtimi i opinionit publik.

“Përdorimi i sondazheve do të na ndihmojë të zhvillojmë politika që promovojnë unitetin kombëtar dhe zhvillimin harmonik shoqëror. Pres ndryshime pozitive që do të sjellin kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës”. shtoi ajo.

Ndryshe, ICO është një organizatë e pavarur, e paanshme ndërkombëtare e shoqërisë civile e dedikuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dhe një zë për të pazërit dhe avokatë për të drejtat ekonomike, sociale, politike dhe kulturore dhe ofron një platformë për të krijuar një mjedis bashkëpunimi midis komuniteteve dhe respektit në komunitetin e tyre. Ajo është e vendosur në Londër dhe është aktive në disa kontinente, duke përfshirë Afrikën, Azinë…

Go to TOP