Syla: Rektorja rrence e mbylli Facebook-un me i fshehë fotot me Vjosa Osmanin
Gazetari Valon Syla ka thënë se ushtruesja e detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Luljeta Plakolli, ka deaktivizuar llogarinë e saj në ‘Facebook’.
Syla, me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur gënjeshtare Plakollin, duke thënë se e ka deaktivizuar për, siç pretendoi, fshehur fotografitë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
“Rektorja rrence, sapo e mbylli facebookun… mi mshef fotot me Vjosa Osmanin. Paramendone ky është aktiviteti i parë i Rektores së UPs menjëherë pas marrjes së detyrës”, deklaroi Syla në ‘Facebook’.
“O llaskuca të gërditshëm jeni. Se për rrenca…”.
