Regjistrimi i diasporës, Qeveria shqyrton sot propozim-vendimin për shtyrjen e afatit

Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot propozim-vendimin për shtyrjen e afatit të regjistrimit të Diasporës.

Kjo është pika e 17’të në rendin e ditës për mbledhjen e sotme.

Procesi i regjistrimit të diasporës është paraparë të zgjasë deri me 31 gusht.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme në vazhdimësi u kanë bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen online.

“Regjistrimi i popullsisë në #diasporë, ndihmon që ne të kuptojmë më mirë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të #kosovës kudo që ndodhen”, thuhet në apelin e MPJD’së.

Go to TOP