Reduktime uji në Podujevë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, qytetarët e Podujevës do të përballen me reduktime në furnizimin me ujë gjatë ditës së sotme.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në një gyp me diametër Ø1200 mm në zonën e Shkabajt.
Sipas njoftimit, reduktimet në furnizim do të zgjasin nga ora 11:00 deri në 16:00, derisa ekipet teknike janë në terren duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e gjendjes normale.
Autoritetet u bëjnë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve. /Kosova.info/
