Real Madrid ndalet nga Girona

Girona ka ndalur Real Madridin me barazim 1-1 në La Liga, duke e mbajtur skuadrën e kryeqytetit jashtë vendit të parë pas javës së 14-të.

Ky rezultat bën që Girona të vazhdojë formën e mirë, me vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Ndeshja ka nisur me lojë të çrregullt nga të dyja palët. Arda Guler e ka pasur rastin e parë serioz duke gjuajtur jashtë, ndërsa Kylian Mbappe e ka humbur një mundësi të artë pak minuta më vonë. Vendasit kanë tentuar ta aktivizonin shpesh Bryan Gilin, por spanjolli ka humbur disa topa të rëndësishëm. Në anën tjetër, Vinicius Junior ka shpërdoruar disa situata të favorshme, ndërsa Viktor Tsygankov ka kryer goditjen e parë në portë për Girona.

Real Madrid e ka mbajtur topin më shumë, por nuk ka treguar saktësi në pasimin final. Edhe kur ka krijuar rrezik, si në rastin e goditjes me kokë të Militao, portieri Paulo Gazzaniga është treguae vendimtar. Në një moment Mbappe ka menduar se ka shënuar, por pas rishikimit me VAR, goli është anuluar për prekje me dorë. Në sekondat e fundit të pjesës, Azzedine Ounahi ka realizuar, duke lënë Courtois pa reagim.

Në pjesën e dytë, Real Madrid e ka shtuar presionin, por mbrojtja e organizuar e Girona ka vështirësuar gjithçka. Courtois ka mbajtur gjallë shpresat me një pritje ndaj Vanat, ndërsa Vinicius është ndalur nga pozita jashtë loje para se ta fitojë një penallti pas ndërhyrjes së Hugo Rincon. Mbappe nuk ka gabuar nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësi të shënojnë përsëri, por ka munguar saktësia. Girona ka barazuar katër nga gjashtë ndeshjet ku ka shënuar e para këtë sezon, dhe megjithëse ka marrë një pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari superior, ka mbetur mbeten në zonën e rrezikut vetëm për shkak të golaverazhit. Ndërsa Real Madrid ka mbetur një pikë pas Barcelonës.


Go to TOP