Real Madrid e dominon Njëmbëdhjetëshen më të mirë

Real Madrid ka pasur më shumë futbollistë në Njëmbëdhjetëshen më të mirë të vitit të përzgjedhur nga FIFA, me pesë lojtarë në formacion, duke lënë pas Manchester City, i cili kishte tre futbollistë. 

Ceremonia është mbajtur të martën në kuadër të edicionit të nëntë të çmimeve prestigjioze të FIFA-s.

Në formacionin zyrtar të vitit janë përfshirë: Vinicius Jr, Erling Haaland, Lamine Yamal, Toni Kroos, Rodri, Jude Bellingham, William Saliba, Ruben Dias, Antonio Rudiger, Dani Carvajal dhe Emiliano Martinez.

No description available.

Go to TOP